Ashtu siç pati shkruajtur gazeta TemA, Grida Duma nis sot zyrtarisht punë si drejtuese emisioni në Top Channel.
Vetëm se e ka nisur me një gënjeshtër të trashë. Ajo tregoi një histori se në vitet ’90, një gjysh thoshte se nipi i vet dinte pastër shqipen, pasi e kishte mësuar në Top Channel dhe Digitalb.
Kjo bëri që Grida të emocionohej dhe të bindej të pranonte ofertën e Top Channel për të lënë mandatin e deputetes dhe për t’i hyrë gazetarisë.
Vetëm se ka një problem, që e nxjerr zbuluar Gridën. Top Channel e nisi transmetimin në vitin 2002, pra shumë vonë viteve ’90. Ndërsa Digitalb nisi edhe më vonë, në 2005.
E gjithë kjo tregon se kur tenton te hysh nga rruga ne gazetari, dukesh si njeri rrugësh. Po qe se Top Channel do bënte konkurs për gazetarë dhe te bënte pyetjen elementare kur ka nis punë Top Channel Grida do ta kishte humbur. Kështu është kur merren pa konkurs ne punë.