Nëse ka një serial në historinë e kinematografisë dhe televizionit në Shqipëri që ka vendosur rekorde dhe ka lënë përshtypje shumë të mira është padyshim “Njerëz dhe Fate”.
Edhe pse kanë kaluar afro 20 vite nga transmetimi i tij në ekranin e RTSH-së ende sot është i freskët në mendjet e gjithë shqiptarëve.
Krahas kastit të mrekullueshëm të aktorëve, ajo që e bëri kaq të dashur këtë serial është realiteti që solli për kohën dhe ndërthurja perfekte e ngjarjeve me realitetin e asaj kohe.
Edhe pse gjithë këto vite është kërkuar me ngulm nga shikuesit rikthimi i këtij seriali me episode të reja, kjo gjë nuk është bërë e mundur për arsye të ndryshme!
Por pak më parë, në një postim në rrjetet sociale, aktori kryesor i këtij Serial, Flori që luhet nga Arben Derhemi ka dhënë lajmin e shumëpritur në krah të Robert Ndrenikës.
“Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerez dhe fate”..Eshte gati..” shkruan aktori pa dhënë detaje të tjera. Komentet dhe urimet e ndjekësve kanë qenë të shumtë.