“Top Media” ka qenë në fokusin e lajmeve së fundmi, për shkak të marrjes së Grida Dumës si moderatore, politikanes që la mandatin për të moderuar një emision.
Megjithatë edhe përplasjet e shumta, menaxhimi i televizionit, ortakërina me inceneratorët, drejtimi nga Vjollca Hoxha, apo marrja e menaxhimit ekzekutiv dhe departamentit të informacionit nga Lori Hoxha, nuk mbeten pas. Dhe kur mendojmë se nuk mund të surprizohemi më shumë, një lajm i ri ka dalë në dritë.
Sot Lori Hoxha ka shkarkuar nga detyra kunatin e saj Ledion Liçon, bashkëshortin e Sara Hoxhës, i cili ishte dhe njeriu që drejtonte “Top Neës”-in pas largimit nga ky televizion gati një vit më parë të Ben Blushit.
CNA.al ka raporton se Ledioni drejtonte kanalin “Top Neës”, i cili tashmë do të drejtohet nga një tjetër gazetar që është edhe mbajtësi i një portali, të lidhur fort dhe ky i fundit me kompanitë e inceneratorëve.
Në emër të familjarëve të tij të afërt, kompanitë e inceneratorëve paguanin para në disa “biznese mediatike” të regjistruara në godinën e “Top Channel”.
Ledioni është shkarkuar dhe “Top Neës” tashmë do të ketë një drejtues të rinj, por burime i thanë CNA.al bëhet fjalë për një marrëveshje më shumë sesa mediatike, një marrëveshje biznesi. Duket një marrëdhënie qiramarrje apo dhënie në përdorim e “Top Neës”-it për tu përdorur si një propagandë e gjatë e fushatës elektorale që duket se këtë herë ka filluar shumë kohë përpara afatit të datës së zgjedhjeve.
Por gjithsesi duket se zgjedhjet kanë ndikuar jo pak. Aq e fortë është marrëveshja sa Lori Hoxha është detyruar të shkarkojë dhe të largojë nga “Top Neës”-i kunatin e saj Ledion Liço./Burimi:CNA.al