Një rast i rëndë trafikimi organesh është zbuluar në Indi, pasi një mjek i vodhi veshkat një pacienteje dhe u zhduk.

18-vjeçarja Sunita Devi vizitoi mjekun për t’i hequr mitrën në mënyrë kirurgjikale pasi vuante nga një sëmundje, por u la në një gjendje kritike pasi doktori dyshohet se i vodhi dy organet dhe u zhduk.

Nëna e saj e kuptoi se çfarë kishte ndodhur vetëm kur gjendja e saj u përkeqësua pas operacionit dhe ajo u dërgua në një spital në rrethin Muzaffarpur të Indisë.

Ajo u tmerrua kur i thanë se vajza nuk kishte veshka dhe se do të vdiste nëse nuk do të kishte kujdes urgjent mjekësor.