Gazetarja nga Kosova, Qeqa Krelani ka folur së fundmi në një intervistë për babanë e saj të ndjerë. Në një intervistë për “Jeto me orën”, gazetarja tregoi se i ati kishte ndërruar jetënë krahët e saj ndërsa shtoi se nuk ishte gjallë për të parë sukseset e saj dhe të motrës, Flaka Krelanit.
“Babi ka vuajtur shumë si person se i kanë vdekur motrat dhe vëllezërit shumë të rinj. Edhe prindërit, dhe ai ka vuajtur gjithmonë. Jeta ka shumë padrejtësi dhe nuk e kuptoj. Babi vdiq shumë i ri nga një sulm në zemër dhe ka qenë e rëndë sepse ka vdekur në duart e mia. Unë kam qenë shumë e vogël.
Kam qenë 15, 16 vjeçare dhe ndaj nuk i besoj jetës sepse mendoj se gjithçka kryhet për 5 minuta sepse ai ndërroi jetë në duart e mia për 5 minuta. Prandaj nuk i besoj jetës se njerëzit që i kam dashur më së shumti në jetë ose kanë ikur nga kjo jetë ose kanë ikur nga ky vend.
Babi iku nga kjo jetë ndërsa Flaka nga ky vend. Çdo 5 minuta mendoj se mund të ndryshojë diçka. Më vjen shumë keq që nuk ka jetuar për të shijuar suksesin tim dhe suksesin e Flakës.”, tha ajo.