U pasua me debate të forta kërcimi sensual i Megi Pojanit dhe Jurgenit në Dancing With The Stars.
Pasi morën komente dhe pikë të mira nga juria, Jurgen komentoi deklaratën e anëtares së jurisë Dalina Buzit, e cila tha disa javë më parë se performanca e grupit të tyre nuk ishte arrirë dhe nuk i pëlqeu.
Jurgen këmbënguli se Dalina duket të kërkonte falje publike për deklaratën e saj, ndërsa producentja tha se i qëndron opinionit të saj dhe nuk ishte aspak ofendim.
Jurgen: Deklarata hedh poshtë punën tonë si balerinë profesionistë për koreografinë e asaj nate
Dalina: Jo nuk kërkoj falje. Po vazhdonte këmbëngulja nga ana juaj
Jurgen: Të kalosh në ofendime nuk është e lejuar. Nuk mund të bësh krahasime.
Dalina: E ke gabim
Jurgen: Nëse do të vazhdosh të ofendosh njerëz, vazhdo
Dalina: Nuk më pëlqeu dhe pike, ishte opinion im
Jurgen: Edhe nëse nuk e kërkon falje, unë e shpreha opinionin tim
Dalina: Edhe ne u ndjemë të ofenduar, mbrojtja e tyre zgjati pak më shumë
Jurgen: Nëse nuk do ta pranosh që jemi ofenduar, ajo është tjetër gjë
Dalina: Keni dy javë që merreni me atë gjë
Jurgen: Unë dhash opinionin tim, do donim një falje publike. Duhet të jemi më të përgjegjshëm
Dalina: Unë do ta them këtu, që nuk më pëlqen, është mendimi im, pastaj merre si të duash
Megi: Jurgeni ka të drejtën e vet, komenti i Dalinës ka qenë shqetësim për balerinët. E dija që falja publike nuk do të ndodhte.