Rreth një muaj më parë, këngëtarja Eni Koçi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vajzën e saj të cilën e pagëzoi me emrin Adea.
Nga ana tjetër Greta Koçi ka marrë gjithashtu për herë të parë titullin ‘teze’ dhe nuk kishte si të ishte më e lumtur se kaq.
Së fundmi këngëtarja realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku një prej tyre e pyet Gretën nëse ‘të qenurit teze është ndjesia më e mirë’.
Teksa u përgjigj me anë të një videoje, këngëtarja zbuloi gjithashtu se mbesa është bërë dhe ‘molla e sherrit’ mes saj dhe Enit kjo për faktin se Gret nuk i kushton më rëndsi këngëtares por vetëm Adeas.
“Po të qenurit teze është ndjesia më e bukur në botë, unë tani po e provoj. Madje, jo më larg se dje, kur komunikova me Enin, i thash: ‘Motra më dërgo foto ose video Adean’. Edhe ajo më tha: ‘Ti nuk pyet më për mua. As si je, a të ka marrë malli’. Gjithë fokusi dhe gjithë dashuria është tek ajo (Adea)”- u përgjigj Greta.