Bora Zemani është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Ajo përflitet vazhdimisht për lidhjen me Donald Veshajn, që nga periudha e Big Brother VIP, një vit më parë.
Çifti tashmë po shijojnë romancën e tyre, duke lënë pas të shkuarën. Ata madje nuk ngurojnë të ndajnë herë pas here foto dhe video në rrjetet sociale.
Mirëpo, së fundmi, Bora ka ndarë disa foto nga shtrati me të birin. Ata shihen duke biseduar, ndërsa moderatorja i ka konsideruar si më të bukurat në botë.
“Bisedat me te bukura ne bote!”, ka shkruar ajo krahas imazheve të ëmbla me Arborin.