“Çmimet janë rritur”, qytetarët: Nuk na dalin për të ngrënë, pensionet dhe rrogat janë të…

Ekipi i gazetarëve të ABC ka punuar për shumë ditë për të bërë të mundur realizimin e dhjetëra intervistave të njerëzve të varfër në thuajse të gjitha qytetet e Shqipërisë.

 

Janë zëra njerëzish të papunë, familje në nevojë, jetimë, invalid, pensionistë të vetmuar prej largimit të fëmijëve dhe të braktisur nga shteti.

 

Janë zërat që na tregojnë të vërtetën e Shqipërisë së vitit 2022 ku një pjesë e madhe e popullsisë është në kufijtë e mbijetesës. Nuk janë në zona të thella malore as në fshatra të braktisura nga të rinjtë, por janë në mes të qyteteve si Korça, Gjirokastra, Shkodra, Vlora e shumë qytete të tjera.

 

Shumica e qytetarëve i largohen kamerës sapo dëgjojnë pyetjen. Jo se nuk duan të flasin dhe kanë shumë për të thënë por shumica e tyre i largohen kamerës sepse kanë frikë. Ata nuk guxojnë të thonë të vërtetën e dhimbshme të varfërisë së tyre sepse kanë frikë se humbasin të vetmen të ardhur, asistencën sociale që është 3 mijë, 4 apo 6 mijë lekë në muaj.

 

Njerëzit në këtë vend janë të tmerruar nga frika e ndëshkimit nëse guxojnë të tregojnë sa të varfër janë. Kanë frikë të flasin sepse në fakt në Shqipëri për të siguruar një vend si pastruese duhet të japësh ryshfet. Një zonjë nga Rrësheni na tregon se e ka humbur vendin e punës, jo se nuk ka pastruar mirë por se në vend të saj duhet të hynte një tjetër grua që mund të ishte e afërme e njerëzve me pushtet apo se iu kishte dhënë lekë njerëzve me pushtet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME