Kjo është një këngë me motive veriu përgjithësisht për evente dhe dasma. Mua më fton më shumë për dasma Veriu, se di pse.

Roza Lati: Po kush hedh më shumë lekë për dasma, të veriut apo të jugut?

Anxhela Peristeri: Zakonisht ne funskionojmë me një pagesë fikse, jo me para të hedhura. Por Veriu është më i gëzueshëm dhe më bujar.

Sigurisht që edhe jugu ka dasma shumë të bukura, por veriut i zien pak më shumë gjaku sesa neve nga jugu.