Kreyministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i takon përmbytjeve në vend, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës.

Rama thotë se në vitin 2010, ka pasur 2580 banesa nën ujë, sot vetëm 5. Sipas Ramës qeveria e ka mirëmenaxhuar situatën më mirë se në vitin 2010.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme Rama ka reaguar disa herë në lidhje me akuzat për përmbytje, duke sulmuar edhe mediat.

Postimi i Ramës:

Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë!