Receta sekrete e byreçkave me gjizë. Me te mira se ne byrektore

PËRBËRËSIT: 500 g miell, 4 lugë vaj misri, ujë i vakët, kripë, 500 g gjizë, 3 vezë fshati dhe 1 filxhan çaji kos.

 

PËRGATITJA: Zëmë brumin si brum për byrek. E lëmë brumin në qetësi për 30 minuta të mbuluar. E ndajmë brumin në toptha dhe i hapim me një diametër 20 cm duke i spërkatur me niseshte.

 

Më pas petët e hapura i vendosim njëra mbi tjetrën duke i lyer me shumë vaj misri. I marrim petët dy e nga dy dhe i hapim me dorë me lëvizje rrethore aq sa të hollohen mjaftueshëm. E presim petën në shirita, vendosim harxhën si në foto dhe e palosim në formë trekëndëshi.

 

Shtroni një letër për pjekje mbi tavë. Vendosi trekëndëshat e byrekut duke i lyer përsëri me vaj. Në varësi të furrës i piqni në 200 gradë me versionin ventilim për pjekje mê të shpejtë.

 

Të duruarit jo si unë le t’i pjekin në 200 gradë pa ventilim. I mbuloni byrekët me një pecetë menjëherë sa dalin nga furra që të rrinë të buta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME