Përmbytjet kanë shkaktuar probleme të rënda në disa zona, teksa një situatë e vështirë është edhe në fshatrat e Lezhës.
Në një familje të kësaj zonë ka humbur jetën një i moshuar, por familjarët kanë hasur vështirësi të mëdha për të bërë ceremoninë mortore të tij.
Transporti me një makinë normale funerali ka qenë e pamundur për shkak të bllokimit të rrugës që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj në Njësinë Administrative Balldren.
Zgjidhja e vetme ka qenë transporti i arkëmortit me një zetor të lartë, teksa në pjesën e përparme të mjetit kanë hipur edhe familjarët e të moshuarit.
Një situatë që të kujton vuajtjet e kohës së komunizmit për shkak të mungesës së infrastrukturës.



