Vjehrra nuk na le të flejme bashkë në një krevat, historia e çiftit trondit pubikun: Asaj ia ka qejfi …

Një djali i ri, 29 vjeç ndodhet mes dy zjarreve. Ai duhet të zgjedhë mes nënës së tij dhe gruas së jetës, për të cilën thotë se e do.

 

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” Siketi ka treguar historinë e tij të dashurisë më Matildën, të cilën e mori në Kanada për të jetuar me të dhe familjen, por filluan menjëherë konfliktet mes saj dhe nënës se tij.

 

Siketi është shumë i lidhur me të ëmën dhe ajo është shumë xheloze për nusen. Kjo gjë ka bërë që situata të agravojë shpesh dhe jetesa bashkë ka qenë e pamundur.

 

Matilda ka duruar mjaftueshëm, por duke parë që Siketi nuk e mbështet kurrë para të ëmës, është lodhur dhe ka vendosur që të ndahet me të.

 

Ndërkohë, Agetina nëna e Matildës tregon se kur vajza ka jetuar në Itali me Siketin dhe familjen e tij, vjehrra nuk e lejonte që të flinte në një krevat me bashkëshortin, ajo flinte në tokë dhe ai në një krevat tek.

 

Ardit Gjebrea: Çfarë shprese ke sot në rast se Matilda ka ardhur?

 

Siketi: Shpresa ime e vetme është që të kuptojë rëndësinë e këtij gjesti dhe tani sikur unë jam çliruar nga një peshë që kam pasur mbi supe gjatë këtyre 3 viteve se gjithmonë ajo më ka mbështetur dhe më ka dhënë këshilla, por unë nuk i kam përballuar problemet asnjëherë siç janë për t’u përballur. Gjithmonë kam gjetur një mënyrë për të devijuar.

 

Ardit Gjebrea i thotë që ta bindë atë sikur është babai i Matildës që ka ndryshuar dhe do e trajtojë atë ashtu siç e meriton.

 

Siketi thotë që do përqendrohet më shumë tek familja, marrëdhënia e të dyve dhe të mendojnë për të ardhmen. Nuk do flasë më me vajza të tjera në telefon, apo të ketë aventura. Ndërsa për të ëmën, nuk beson se do e pranojë kurrë Matlidën.

 

Ardit Gjebrea: Mami jot nuk do e pranojë kurrë Matildën apo çdo femër në jetën tënde?

 

Siketi: Kjo është një pyetje e bukur, por se di.

 

Ardit Gjebrea: Nëse mami do të thoshte ose mua ose Matildën?

 

Siketi: Shpresoj mos ma bëjë kurrë këtë pyetje sepse është shumë, e keqe kundrejt një fëmije. Por unë jam këtu për Matildën dhe kuptohet që tashmë zgjedhjen time e kam bërë.

 

Nuk e di sa do e pranojë ajo zgjedhjen time, kemi pasur dhe një muhabet me familjen e Matildës që të më japin dhe një mundësi tjetër, por kërkojnë prindërit e mi që të shkojnë në shtëpinë e tyre, të ulen dhe të bisedojnë ku është problemi dhe pse kemi arritur deri këtu.

 

Por unë nuk e kam në dorë këtë gjë, nuk mund të marr prindërit me zor. Dua t’i them Matildës që nëse do të më japë një mundësi, jam i gatshëm të lëvizim këtu me qira në Tiranë, nuk e kam problem fare, të vazhdojmë bashkë.

 

Nuk e di si do jenë raportet me prindërit e mi mbas, dua t’i them që nëse ata kanë nevojë për mua, unë do i ndihmoj dhe do jem prezent sepse jam djalë i vetëm dhe s’kanë njeri tjetër. Do mundohem t’i ndihmoj dhe ata por do kemi jetën tonë të ndarë.

 

NËNA E MATILDËS

Agetina: Unë kam vetë çun, por deri tek dhoma e çiftit nuk do futem. Po përderisa ai nuk i thotë prindërve të tij hajde shkojmë tek prindërit e Matildës, unë nuk i kam besën.

 

Ata nuk kanë ardhur asnjëherë në shtëpinë tonë. Në Shqipëri kanë ardhur, por tek shtëpia jonë jo. Nuk na duan për miq, thonë. Vetëm një herë ka ardhur babi i tij, e di ai çfarë ka vuajtur, se ajo i ka ikur nga shtëpia pse kishte ikur tek miku.

 

Ajo më ka thënë nuk kam çun për të martuar, çuni 26 vjeç. Po pse ma nise për në Shqipëri, nuk e desha, unë vajzës doja t’i jepja shkollën e lartë. Kur ishte në Itali vajza ka kaluar në depresion, ka tentuar të mbys vetën.

 

Mamaja e tij më tha mirë që ajo do kishte ikur në parajsë, por ne do na kishte lënë burgjeve, imagjino ku ka shkuar mendja asaj. Kishte javë që nuk ia ndjeja zërin vajzës, kur më merrte vajza rrallë, më thoshte ndonjë fjalë poshtë batanijeve se është mami këtu.

 

Mami ka vendin e vetë, e unë kam ndenjur 13 vite me vjehrrën, por nuk mu fut tek krevati që të më thotë s’ke për të fjetur kurrë me djalin. Ajo ka toleruar shumë gjëra, prandaj nuk mundemi më. Ai ka fjetur në krevatin tek, kjo në tokë në Itali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...