“Ma mbushte atë shpirtin plot”, Marjana Kondi shpërthen në lot: Nuk shkoj dot as në varreza, më duket…

Aktorja Marjana Kondi nuk arriti t’i mbajë lotët gjatë rrëfimit për jetën e saj personale në “S’e Luan Topi”, ku tregoi për mungesën e mamasë.

 

Ajo tregoi se e ndjen shumë mungesën e mamasë, ndërsa do të kishte shumë dëshirë që ta kishte pranë për ta përqafuar.

 

 

“Ma mbushte atë shpirtin plot si mua edhe vëllait. Mami, sa e bukur është kjo fjalë. Është ajo që të do vetëm të mirën, Kam shumë pishmane.

 

Ky është një mesazh që ta dëgjojnë të tjerat, sa është gjallë të dalin me to e t’i takojnë. Kanë mirësinë butësinë, lum ato që i kanë. Unë vetëm ta kisha pak ta përqafoja. Por ja që nuk është, por është pranë meje”, tha aktorja.

 

Marjana deklaroi se nuk shkon në varreza, pasi e ka të vështirë ta përballojë mendimet që i vijnë në momentin e përballjes me realitetin.

 

“Bëj një gabim që nuk shkoj në varreza. Se nuk e përballoj dot edhe mendoj se çarë është aty poshtë. Më duket shumë e vështirë”, shtoi më tej ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME