Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, amanetet e heroit tonë, i cili luftoi për një Shqipëri të bashkuar.
Gazmend Boletini theksoi se Isa Boletini kishte disa shprehje, por ajo që mbeti në mendjen e të gjithëve është: “Unë do të jem mirë, kur Shqipëria të jetë mirë”.
Sipas tij ky mesazh ishte i qartë që ne duhet të shkojmë të bashkuar në Europë
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Gazi edhe kur kemi biseduar bashkë pikëlidhja ka qenë amanetet e Isa Boletinit. Cila ishin amanetet e tij?
Boletini: E para janë thëniet e tij gjatë gjithë jetës, më të famshmet që ne dimë e parë është se :”Unë nuk kam dalë në mal për të mi9rën tine, por për të mirën e popullit tim. Unë do të luftoj deri ën fund. Do të kem mirë deri kur të jetë mirë Shqipëria”. Mesazhi i tij ishte i qartë që të bashkohemi dhe t’i tregojmë Evropës që të përmirësojnë qëndrimet për shqiptarët.
Shkrimtaret që kanë shkruar për çështjet shqiptare atëherë ne dëshmojmë që jemi një popull që nuk kemi okupuar askënd, jemi autokton duhet të ecim në Europë të bashkuar. “unë do të jem mirë kur të jetë mirë Shqipëria”, kjo ishte ajo që kërkonte Isa Boletini.