“Nuk kam frikë te vdes”, rrënqeth gazetarja shqiptare, рo lufton рër të diѕatën herë me kanсerin

Gazetarja Nertila Haxhia rrëfeu në një intervistë me moderatorin Alban Musa për betejën me ka ncerin.

 

Kur ishte vetëm 24 vjeç kuptoi se diçka nuk shkonte me shëndetin e saj dhe u diagnostikua me ka ncer në gji. Përveç kësaj, iu desh të përballej dhe me problemet e shëndetit mendor.

 

Gjatë intervistës për “Abc-ja e mëngjesit”, Nertila rrëfeu se kërkoi ndihmë për të përballuar gjendjen e rëndë mendore.

 

Megjithatë, siç tha ajo, falë ndihmës së marrë, familjarëve dhe forcës së madhe brenda vetes, është bërë më e fortë për ta kaluar këtë periudhë sa më lehtë.

 

“Unë do të luftoj prapë. Për aq kohë sa ishte aty herën e parë, luftova, erdhi herën e dytë, iku dhe erdhi prapë. Nëse ka vendosur të lozë, do të loz dhe unë.”, u shpreh ajo.

 

Nertila është nënë e një vajze, dhe siç theksoi gazetarja, e bija u bë qëllimi kryesor në jetë për të luftuar

 

“Vajza u bë i gjithë qëllimi i jetës time se duhet t’ia dal. Forcën e kam kërkuar te vetja. Kam kapur psikologun, mjekun, e kam krijuar vetë forcën duke kërkuar. Jam forca e vetes time.

 

Nëse më thoni se ca është kjo forcë me e madhe sesa vetja jote, kam një përgjigje është zoti.”, tha ajo.

 

Siç shtoi Nertila, goditja më e madhe që ka marrë nga kjo sëmundje ka qenë fakti se nuk do të mund të bëjë më fëmijë.

 

Gjatë bisedës me moderatorin, Nertila tregoi se gjatë kësaj periudhe ajo është përballur me shumë probleme të tjera, siç ishte ndarja nga babai i vajzës së saj.

 

“Goоditja më e madhe që më ka dhënë sëmundja, nuk kam mundësi të kem një fëmijë tjetër. Kur bëra 30 vjeç kam shkuar në një shtëpi për fëmijë në Tiranë.

Dua të bëj një regjistrim për fëmijë tjetër. I dija dhe kushtet ligjore se si mund të merret një fëmijë aty. Arsyeja pse mu refuzua ishte se nuk kisha shtëpi.”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...