Gazetari që u bë fermer gomaricash: S’u pendova që lashë Tiranën, por s’ishte e lehtë t’i gjeje, më është dashur të bredh në çdo cep të vendit

Me një fermë të rrallë vetëm të dytën të tillë në Shqipëri, Elton Kikia, thotë se përmbushi veten,

 

ku ai hoqi dorë nga profesioni i gazetarit dhe jeta në Tiranë, u kthye në fshatin e tij në Papër të Elbasanit dhe ka katër vjet që mban fermën e gomaricave.

 

“Nuk jetohet në fshat – është frazë që e dëgjoj shpesh”, thotë Eltoni.

 

Por, duke qenë gazetar, ka edhe shumë pyetje për ata që e thonë këtë:

 

Kikia: “Çfarë mundësish ke apo mund të krijosh me tokën apo bagëtitë që ke? A e ke studiuar tregun, ekonominë, a ke bërë llogari se si mund ta ndryshosh këtë situatë? Nuk mjafton të dalim në të tilla përfundime. Duhet ta mendojme mendjen se çfarë mund të bëj dhe a ia vlen? Nuk mund të presësh nga Zoti apo nga Qeveria”, thotë Eltoni për Radion Evropa e Lirë.

 

Pyetje: Pse e braktisi gazetarinë?

 

Kikia: “Pas 13 vjetësh në profesionin e gazetarit, ai thotë se ndihej i zhgënjyer. Jo nga profesioni që e ka ende pasion, por nga gjendja e gazetarisë në Shqipëri. Pagat e ulëta, trajtimi që u bëhet gazetarëve, kushtet në të cilat punojnë, mungesa e lirisë së fjalës dhe medias. Kështu që braktisja e gazetarisë erdhi si nevojë”, thotë ai.

 

Kikia: “Shqipëria, vazhdimisht, është kritikuar në raportet e organizatave ndërkombëtare për keqësimin e lirisë së mediave. Herën e fundit këtë muaj, kur Partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës për Siguri të Gazetarëve, pas një misioni fakt-mbledhës në këtë vend, kanë deklaruar se liria e mediave atje është përkeqësuar më tej, për shkak të ndërhyrjes së pronarëve dhe të Qeverisë“.

 

Eltoni thotë se, për një kohë, i mbajti të dyja punët.

 

Kikia: “Kur pashë se sa mirë po ecte biznesi, zgjedhja ishte shumë e lehtë. Sigurisht që e zgjodha fermën”, thotë ai, duke shtuar se ajo i ofron edhe më shumë të ardhura, edhe më shumë kohë të lirë”.

 

Pyetje: Nga i erdhi ideja për fermë të gomaricave? Zhgënjimi në gazetari, prej vitesh, i shoqërohej me mendimin se çfarë mund të bënte tjetër”?

 

Ai tregon se për dy vjet ka lexuar dhe ka diskutuar me ekspertë të ekonomisë se ku mund të fokusohet për të pasur sukses.

 

Kikia: “Nuk mjafton të jesh me origjinë nga fshati që të bëhesh fermer dhe të ngresh biznesin tënd. Të duhet të studiosh tregun fillimisht. Kisha shumë ide në kokë, kur befas lexova se sa të suksesshme ishin në botë fermat e gomaricave dhe aty e mora vendimin”, kujton ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...