Një 28-vjeçar u ftua nga vjehërrit e ardhshëm në shtëpinë e tyre për një bisedë private rreth pagës së tij.
Prindërit e të fejuarës së tij dhe nuses së ardhshme donin të dinin me çdo kusht se sa fitonte. Të përballur me refuzίmίn e tij, e mbyllën në një dhomë.
Vjehërrit i kishin kërkuar të linte celularin dhe çelësat e makinës në tavolinë. Më pas të tre shkuan në një dhomë tjetër për të biseduar. E vetmja arsye që e kishin ftuar në atë takim “privat” ishte për të mësuar sa fitonte.
Djali, fillimisht i befasuar nga kjo kërkesë, i siguroi ata se nuk ka asnjë prσblem financiar dhe se do të mund të siguronte për vajzën e tyre.
Kur djali nuk pranoi t’u tregonte saktësisht se sa fitonte, pasi nuk dukej si një temë e rëndësishme apo që duhet të kishte të bënte drejtpërdrejt me vjehrrit e tij, ata vendosën ta mbyllnin në dhomë deri sa t’ua thoshte.
I riu i përkufizoi si prindër karrieristë, vetëm në kërkim të parave dhe ata u σfenduαn që u përkufizuan kështu. Aq sa babai rihapi dhomën dhe e urdhëroi djalin të largohej menjëherë nga shtëpia. I riu mori gjërat e tij dhe u largua, ndërsa vjehrra e përlotur po thërriste tashmë vajzën e saj.
Ajo që e ka mërzitur të riun ka qenë fakti se edhe e dashura i ka kërkuar që t’u kërkojë falje prindërve dhe të harmonizojë marrëdhëniet. Djali saktësoi se e dashura e tij nuk ka pasur kurrë sjellje të ngjashme me atë të prindërve dhe se nuk i interesojnë paratë.
Ajo vetë, e pyetur prej tij se çfarë të bënte, e devijoi bisedën duke thënë se e do atë pavarësisht se sa fiton.
I riu është i bindur se nuk ka pse t’u kërkojë falje vjehërrve, duke pasur parasysh edhe faktin se i kishte qetësuar për gjendjen e tij financiare. Çfarë mendoni se duhet të bëjë?