Kur të gjithë 28 Nëntorin e festojnë me urime patriotike,
valvije flamujsh, organizime e deklarata dashurie për Shqipërinë, Adi Krasta duket se këtë vit, që është edhe 110-vjetori i Pavarësisë, e ka festuar pak më ndryshe. Kjo falë një “dhurate” që ka marrë pikërisht në “Ditën e Flamurit”, të cilën e ka ndarë me të gjithë në rrjetet e tij sociale.
Kështu, gazetari i njohur, ka bërë me dije se ka marrë nënshtetësinë e Kosovës, pikërisht me rastin e festës së Pavarësisë, teksa lajmin e ka bërë me dije falë një fotoje ku duket pashaporta e tij e re. Po ashtu, bashkangjitur me foton ai ka vendosur edhe një flamurin e Shqipërisë dhe një zemër të kuqe, që simbolizojnë gjithë dashurinë që i ka për vendin e tij, Kosovën dhe ditën e sotme.
Krasta ka marrë urime të shumta nga kolegët, miqtë e ndjekësit, ndërsa e vlerësojnë për marrjen e nënshtetësisë, të cilën në fakt vetë gazetari kishte shprehur dëshirën ta kishte 1 vit më parë, duke u shprehur:
“Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,”
Pra tani është Adi Krasta, shqiptar i Shqipërisë e i Kosovës.