“Big Brother Albania VIP 2″ do të nisë më shpejtë se c”pritet,
të paktën kështu ka njoftuar Arbana Osmani në rrjetet e saj sociale dhe në një intervistë të fundit, ku po ashtu ka zbuluar edhe disa detaje në lidhje me kastin e personazheve që pritet të jetë në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, por sigurisht pa treguar emra.
Megjithatë për emrat e parë që mund të jenë pjesë ose që kanë marrë ftesa për të garuar në reality show, janë kujdesur mediat, që vazhdojnë të aludojnë e citojnë burime në lidhje me personazhet që do të shohim në “BBV2”. Pak ditë më parë qarkulloi kudo emri i Kiara Titos, me moderatoren që nuk e ka konfirmuar apo mohuar ende lajmin (shenjë e mirë kjo), ndërsa janë bërë edhe ftesa publike për disa artistë, madje edhe nga vetë regjizori produksionit, Eduart Grishaj.
Ndërkohë sipas “Kryefjala” një tjetër banore e shtëpisë do të jetë Jori Delli, një influencere shqiptare që jeton në Itali. Madje Top Channel ka nisur edhe promovimin e saj në ekran, teksa së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Arena”, duke i dhënë edhe eksperiencë me kamerat, përpara nisjes së programit.
Gjithsesi nuk ka mbetet asgjë tjetër vecse të presim dhe të mësojmë zyrtarisht emrat…