I riu nga Valbona: E kam provuar emigrimin, vendosa të kthehem, nuk ka si vendi jot

Përgjatë Luginës së Valbonës janë disa bujtina që presin e përcjellin mijëra turistë të cilët vijnë nga të gjitha anët e Botës.

 

Ato menaxhohen nga të rinj të kësaj ane që kanë vendosur të qëndrojnë në vendin e tyre. Sandër Malaj e ka provuar emigracionin disa herë por është rikthyer për ti dhënë jetë kullës së tij e kthyer në bujtinë.

 

“E kam menduar shpesh herë të largohem faktikisht por nuk dëshiroj të largohem nga vendi ku kam lindur dhe jam rritur. E kam provuar, kam emigruar në Norvegji, në Francë edhe Zvicër. Përfundimi është më mirë aty ku ke lindur dhe je rritur, aty është gjithçka”.

 

Ka nisur si biznes familjar shumë herët në një kohë kur rruga drejt Valbonës ishte shumë e vështirë dhe infrastruktura e pafavorshme për të zhvilluar një biznes.

 

“Ky biznes fillimisht ka filluar nga viti 92, 93 dhe ka vazhduar duke u rritur si biznes dhe është ku është sot këtu. Fillesat ishin shumë të vështira, por ka pasur popullsi shumë në atë kohë dhe ka mbuluar shpenzimet, përfitimet çdo gjë, ndërsa sot ka ndryshuar çdo gjë”.

 

E gjitha familja është e angazhuar të mbështesë Sadrin në këtë sipërmarrje me shumë sfida. Nëna është mbështetja kryesore për të.

 

“Ideja është e gjitha nga nëna ime, quhet Xhemile Manaj. Ajo është skulptore dhe piktore. Ka një dhunti natyrale. Nuk ka bërë shkollë për të bërë pikturë apo skulpturë, thjesht është pasioni i saj dhe këtë e zhvillon gjatë punës sepse ajo punon dhe në kuzhinë edhe te shtëpia sigurisht dhe këtë e ka si pasion. Gjatë gjithë kohës bën piktura, skluptura. Kemi dhe punëtorë, por kryesisht janë pjesëtarët e familjes”./Abcnews.al/

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...