E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Goca dhe Gra”, modelja Kejvina Kthella foli për sherrin me Einxhel Shkirën dhe Oriola Marashin që u bë viral në mediat rozë.
Mbi të gjitha, modelja thekson se nuk ka qenë një debat për meshkuj, ndërsa shton se kanë qenë palë të treta që kanë ndikuar në konflikt.
“Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim. Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë. Erdhi nga njerëz të tretë…”.
Ndërkohë, e pyetur nga moderatoret në studio nëse do të donte të ishte konkurrente në “Big Brother VIP”, Kejvina shprehu dëshirën për ta provuar si eksperiencë, pasi sikurse tha, publiku njeh shumë pak nga karakteri dhe personaliteti i saj.
“Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë. Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jemi me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”.