“Shqiponjat” shfaqen edhe në Katar, Zvicra e Xhakes dhe Shaqirit mposht Serbinë

Zvicra ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të grupeve.

Ashtu siç parashikohej, kjo ka qenë një ndeshje intensive dhe plot emocione.

Xherdan Shaqiri ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të me një goditje potente, ku ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët që e ndiqnin në mbarë botën.

 

Festa nuk zgjati shumë pasi Serbia barazoi në minutën e 26-të nga një goditje me kokë të Mitrovic. Por, akoma edhe më keq, Serbia përmbys rezultatin në minutën e 35-të me anë të Vlahovic.

 

Pranë përfundimit të pjesës së parë, konkretisht në minutën e 44-të, Embolo shënon golin e barazimit duke i dërguar të dyja ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2.

 

Pjesa e dytë nisi në favor të Zvicrës, ku në minutën e 48-të, Vargas asiston për Freuler dhe nuk gabon përballë portës duke përmbysur shifrat. Më pas, rastet ishin të shumta dhe tepër intensive, ku madje Xhaka u përplas veerbalisht edhe me lojtarët e Serbisë të cilët ndodheshin në pankinë.

 

Me këtë fitore, Zvicra pozicionohet në vendin e dytë në grup me kuotën e 6 pikëve, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Katar 2022 të cilët do të gjejnë Portugalinë e Cristiano Ronaldos./

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...