Permbytjet e vit pas viti e kane kthyer banesen e vellezerve Alijahaj ne gjendje te pabanueshme. Kjo ka detyruar njerin nga vellezerit qe te dale ne banese me qira.

Ndersa vellai tjeter, Muhamedini i pamundur per te perballuar edhe qirane e perkohshme, vazhdon te banoje ende ne banesen e cila reshjet e fundit u zhyt ne 60 cm uje. Eshte 56 vjec, prej 40 vitesh tetraplegjik. Ka gruan dhe nje djale 7 vjecar.

Te ardhurat e familjes jane pagesa e tij e paaftesise dhe cfare mund te sigurojne nga ajo pak toke qe arrijne te punojne.

Ndonese kane kaluar 3 jave, ende asnje komision vleresues nuk ka patur, duke e zbehur edhe shpresen e banoreve per demshperblime. Pervec te mbjellave, vellezerit te cilet jetonin ne te njejten cati u jane demtuar edhe oriendite shtepiake.

Nga 5 permbytje qe kane ndodhur qe nga viti 2010 ata kane marre vetem 1 here mbeshtetje financiare. E serish mesazhi u drejtohet instituciomneve si locale ashtu edhe qendrore qe te kthejne syte nga familjet qe u demtuan nga permbytjet e dates 20 nentor.

Te kontaktuar pushteti local ben me dije se e kane te pamundur ligjerisht te nisin evidentimin e demeve pa u shpallur me heret nga agjensia e mbrojtjes civile gjendja e fatkeqesise natyrore.

Fshati Kuç ne njesine administrative gur I zit e bashkise Shkoder ka qene nder me te prekurit duke patur presence uji ne mbi 50 banesa te kesaj zone.