Këto re të rralla që u fotografuan në 6 Dhjetor, janë një shembull i rrallë i fenomenit pak të njohur

Imazhi është fotografuar nga një grua dhe është postuar në Facebook, duke u bërë shpejt virale. Fotografia daton të martën, 6 dhjetor.

Ky fenomen atmosferik ka një shpjegim shkencor: quhet paqëndrueshmëria Kelvin-Helmholtz dhe ndodh kur takohen dy rajone atmosferike me dendësi të ndryshme, të bartura nga erërat e fσrta.

Gruaja që bëri foton, Rachel Gordon i tha BBC-së se kur fotografoi retë ishte në shtëpinë e prindërve të saj: një imazh madhështor, jam e lumtur që fotografia është bërë virale dhe që edhe njerëzit e tjerë mund ta shijojnë këtë bukuri.

Fotografia mrekulloi gjithashtu ekspertët meteorologjikë, të cilët thanë se ishte një shembull i rrallë i fenomenit Kelvin-Helmholtz.

 

Të njohura edhe si retë fluctus, ato konsiderohen gjithashtu si një frymëzim i mundshëm për pikturën e famshme të Vincent Van Gogh “Nata me yje”.

 

Vincent Van Gogh “Nata me yje”.
Të gjithë ngelën me gojë hapur. E pashmangshme, nëse retë duken si valë deti. “Ishte një moment i veçantë dhe menjëherë kuptova se duhej ta kapja”, tha Rachel Gordon, autore e shkrepjes për BBC.

 

Matt Taylor i BBC Weather shpjegon se imazhet janë një nga shembujt më të mrekullueshëm që ai ka parë ndonjëherë. “Ashtu si valët në oqean, atmosfera lëviz dhe i përgjigjet rrethinës së saj. Ajri ngrihet dhe bie përsëri në vetvete.”

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME