Konspiracionisti Alfred Cako, njihet për parashikimet e tij në çdo fushë dhe madje nuk nguron të “lëvdohet” se ato dalin gjithmonë të sakta.
Tre ditë më parë ai guxoi të jepte parashikimin e tij edhe për Kupën e Botës “Katar 2022”. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Cako tha se në gjysmë-finale do të shkonte Brazili, Holanda, Franca dhe Portugalia, ndërsa në finale Brazil-Portugali dhe botërori do të fitohej nga Portugalia.
Por, ky parashikim i Alfred Cakos ka dështuar që në ndeshjen e parë çerek-finale. Brazili është eliminuar nga Kroacia pas gjuajtjes së penalltive, pasi 120 minuta përfunduan me rezultatin 1-1.
Në videon e tij, Alfred Cako ia u sugjeronte parashikimin edhe bastexhinjëve, por shpresojmë të mos ketë marrë shumë veta në qafë.
Tani mbetet për t’u parë parashikimi që ka bërë Cako për dy gjysëmfinalet e ditës së some, Marok-Portguali dhe Angli-Francë.
Për Angli-Francë, Cako ka parashikuar që kualifikohet Anglia, ndërsa për Marok-Portugali kalifikohen portugezët, të cilët sipas tij do fitojnë edhe Kupën e Botës.