Mjeku i njohur Edi Tushe reagon i revoltuar në lidhje me infermierët që kërkojnë paga të larta, por që nuk dinë të bëjnë asgjë në lidhje me profesionin.
Ai me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, teksa jep lajmërim për vende pune, shkruan se infermierët kërkojnë paga të larta, por që kur përballen me punën nuk dinë asgjë, as të mbajnë shiringën.
Doktori nuk lë pa përmendur edhe “trendyn”, e Gjermanisë për infermierët teksa shkruan “- e hapni llapen dy metra, dhe thoni- do shkojme ne Gjermani!!… Ju??!!… Mjere Gjermania per ju!!!… Atje, te lani e shpelani pampersat dhe kaken e pleqve atje, nja 300 b.”, ne turn. Por atje e ulni koken dhe rrini si pula! Pastaj hipni neper metro nja dy ore larg ne te ftohte sa te arrini ne ato “shtepite” qe i paguani sa qimet e kokes, dhe goja prape ju rri mbyllur…. Kurse para nesh,….” Shkruan mjeku në postimin e tij.
Postimi i plotë i dr. Edi Tushe:
Kemi vendosur qe rrogen e stafit ta bejme me mijera euro , meqenese kohet e fundit, eshte shume problem te gjesh disponibel per te punuar edhe nje pastruese.
Sa e doni rrogen te dashur infermiere? 1 milion, 2 milion,,,???? Sa???…. Ok, po jua bejme rrogen sa te doni ju!
Por….
Kur perballeni me punen, rrini si guake!!
Nuk dini te mbani shiringen, nuk dini te perdorni pipeten, nuk kuptoni asnje fjale teknike…. Lere pastaj kur duhet ti merrni gjakun nje femije te vogel- Dukeni sikur ju ka rene njeri me lopate mbrapa kokes!!!… Hapni syte si te habitura dhe me shume mundesi, veshet ju bejne zhurme kur ju shpjegojme detyrat… Po cfare keni menduar se po ju marrim ne pune per figure, apo per te treguar veten se cfare dini te beni.
– e hapni llapen dy metra, dhe thoni- do shkojme ne Gjermani!!… Ju??!!… Mjere Gjermania per ju!!!… Atje, te lani e shpelani pampersat dhe kaken e pleqve atje, nja 300 b.”, ne turn. Por atje e ulni koken dhe rrini si pula! Pastaj hipni neper metro nja dy ore larg ne te ftohte sa te arrini ne ato “shtepite” qe i paguani sa qimet e kokes, dhe goja prape ju rri mbyllur…. Kurse para nesh,….
Para nesh, beni tender me rrogat qe duhet te jene ne disproporcion te plote me performancen tuaj mediokre.
Gjithsesi, ky lajmerim vlen ende.
Te aplikojne vetem ato vajza qe kane deshiren te japin nga vetja dhe te jene me kembe ne toke.