E ftuar në “A Show” në ‘SYRI TV’ me Adi Krastën, këngëtarja dhe artistja shumë e dashur për publikun, Irma Libohova, erdhi me një rrëfim personal mbi jetën e saj.
Libohova ka treguar ndryshimin që pësoi jeta e saj, pas largimit nga jeta të bashkëshortit të saj, me të cilin ka qenë shumë e lidhur si nga jeta bashkëshortore ashtu edhe nga ajo e karrierës.
Krasta: Përpara disa vitesh, ne kemi bërë një intervistë sapo ti kishte humbur bashkëshortin, i cili ka qenë njeri i njohur, e para pse ka qenë shumë simpatik e dyta pse të ka shoqëruar ty me një devocion dhe dashuri fare të veçantë.
Kur kemi qenë ne shumë të rinj dhe ju ishit të fejuar dhe të martuar rishtazi, gjithmonë na bënte shumë përshtypje si ajo ngjante dhe ishte në fakt një lidhje e jashtëzakonshme, siç rezultoi në fund.



