Këngëtarja Eranda Libohova është treguar gjithmonë hermetike për jetën e saj sentimentale, duke e mbajtur gjithmonë sa më larg vëmendjes së publikut.
Por së fundmi, teksa ishte e ftuar në ‘Zemër Luana’, ajo ka lënë të nënkuptohet se është e “verbuar” nga dashuria.
Gjatë një loje ajo u pyet nëse po e shikonte dashuria e jetës dhe Eranda Libohova, u përgjigj “ai më sheh gjithmonë”, ndërsa e pyetur a është e verbuar nga dashuria, theksoi “sigurisht”.
Këngëtarja pranoi edhe sakrificën që do bënte nëse do e gjente “diku larg” dashurinë e jetës.
“A do arratiseshe nga Shqipëria nëse do gjeje dashurinë e jetës diku larg?”, iu drejtuan.
“Do të arra tisesha”, u shpreh Eranda Libohova.



