Të gjithë i dimë ngjyrat bazë të ylberit, megjithatë ka disa nuanca që nuk gjenden lehtësisht në natyrë.
Njëra prej tyre është “blu e vërtetë”, një ngjyrë verbuese blu-jeshile që vështirë se mund të shihet nga syri i njeriut.
Një video e publikuar në internet, megjithatë, ju tregon se si ta mashtroni trurin tuaj për të parë ngjyrat.
Videoja tregon një pikë të vogël të bardhë brenda një rrethi të kuq, i cili nga ana tjetër është i mbyllur në një kuti blu.
Gjithçka që duhet të bëni është të përqendroni shikimin në pikën e bardhë për të paktën 30 sekonda.
Më pas, nëse mbyllni sytë, do të shihni një “rruzull të ndezur”, nuancën e blusë së vërtetë.