E ftuar në “Goca dhe gra”, Megi Pojani deklaroi se aspiron politikën pas eksperiencës në “Dancing With the Stars”, ku arriti nga votat të shpallej finalistja e parë.
“Njerëzit do qeshin kur ta them këtë sepse refuzojnë të shohin potencialin tek unë. Por unë gjithmonë kam menduar që jam shumë e aftë për t’ju futur politikës, mendoj që mund ta bëj poltiikën dhe kam shumë aftësi bindëse.
Do kem partinë time. Prandaj më duhen disa eksperienca si Dancing ëith the stars, që ta kuptoj çfarë më duhet tamam, sesi funksionon, se çfarë do publiku”, tha Megi.
Nderkohe Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi përfliten prej disa muajsh se kanë nisur një lidhje megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar asgjë.
Megjithatë, fansat e dyshes janë të bindur se ata janë bashkë duke marrë parasysh detajet që kanë vënë në rrjete sociale, të cilat tregojnë shumë për ta.
Një ditë më parë, ata u kapën sërish “mat”. Futbollisti postoi një fotografi në një ashensor gjithashtu edhe Megi. Në cep të fotos që ndau Endri, vihej re një copë e bardhë, e ngjashme me fustanin që kishte veshur Megi. Kaq mjaftoi që të riktheheshin sërish në qendër të vëmendjes së mediave.



