“Njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si gjoks”, gazetarja për sherrin e vajzave : Pasqyrë e asaj që na përplaset në fytyrë çdo ditë

Gazetarja Beti Njuma komenton një episod skandaloz që ka ndodhur në një emision dashurie mbrëmjen e djeshme, ku dy vajzat pjesë e panelit, u përfshin në sherr fizik gjatë debatit. Madje, njëra qëlloi tjetrën me shpullë në transmetim.

 

Njuma thotë se ngjarja është pasqyrë e realitetit të përditshëm dhe askush nuk ka përse të çuditet.

 

“Pashë videon e sherrit të Përputhen, njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si gjoks. Habitem se sa shumë çuditet dynjaja! E ku qëndron problemi këtu?! Vajzat nuk kanë marrë përsipër t’i japin leksione edukate askujt! Ato thjesht janë pasqyrë e asaj që na përplaset në fytyrë çdo ditë.

 

Ato thjesht demostrojnë një përputhje të hatashme me të zgjedhurit e popullit. Fjala vjen, asgjë më pak se fjalori shembullor i politikanëve që janë dekriptuar nëpër përgjime apo sherret banale nga salla e parlamentit. Ç’është ky diskriminim? Ca linçohen e ca nderohen, e mandje edhe votohen”, shkruan gazetarja Beti Njuma.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME