Në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, Floriana Garo foli dhe për shpopullimin që po ndodh në vend.
Pavarësisht dëshirës që shprehin njerëzit për tu larguar Garo thotë se jetesa nuk është më e lumtur jashtë.
Floriana Garo: Ky vend i mrekullueshëm po shpopullohet. Po ikën rinia po ikin njerëzit. Nuk gjejmë më shpresë. Shikoj brezin e ri më të rinj sesa unë dhe mikeshat e mia më të reja që nuk kanë asnjë dëshirë për të qëndruar në Shqipëri. E mendojnë çfarë do të bëj sa të kem mundësi që të ik jashtë. Këtu nuk rrihet dhe kjo është realisht shumë problematike. E kemi dëgjuar shpesh herë që të përsëritet kjo por unë e them se e kemi provuar emigrimin në moshën 15 vjeç kur kam jetuar në Amerikë 8 vjet dhe më pas zhvendosjen jo për të emigruar por për arsye të tjera. Por gjithsesi kam ndenjur larg Shqipërisë dhe mund ta them që atje jetesa nuk është më e lumtur.
Sipas saj shpëtimi nuk mund të gjendet jashtë shteti.
Garo u shpreh se “Një vend aq i pasur të shpopullohet në këtë formë se nuk ka shpresë dhe të vijnë të huajt këtu dhe ta gëzojnë të mirat e këtij vendi është realisht deprimuese.”
Floriana Garo: Kushdo që mendon që po të ik do të gjejë shpëtimin jashtë shtetit nuk ka për ta gjetur. Mund të gjejë një konform më të madh ekonomik dhe një qetësi mendore sa i përket edhe rritjes së fëmijëve por pastaj ka sfida të tjera. Sfidat e të bërit dokumente, të të përshtaturit me të tjerët, me kulturën me gjuhën, kështu që si vendi yt nuk ka. Një vend aq i pasur të shpopullohet në këtë formë se nuk ka shpresë dhe të vijnë të huajt këtu dhe ta gëzojnë të mirat e këtij vendi është realisht deprimuese. Kam dashur të rikthehem që ti marr dhe ti jap më të mirat Shqipërisë.