Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dalë i revoltuar nga Komisioni i Ekonomisë ku u shpërndanë 30 miliardë lekë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe thotë se nga 30 miliardë lekë të shpërndara, për bujqësinë u dhanë vetëm 200 milionë lekë, shumë kjo e cila sipas deputetit është e pamjaftueshme për ta.

Më tej Braçe shkruan se fatkeqësisht ditën e sotme u vërtetua që bujqit janë të fundit dhe për këtë arsye ai u shpreh se s’ka pse të jetë i pari, duke na lënë të kuptojmë se mos vallë në ditët në vijim do të ketë një dorëheqje nga ai.

Postim i plotë:

DOLA NGA KOMISIONI I EKONOMISE, SAPO! PARATE U NDANE: 30 MILIARDE U SHPERNDANE, BUJQESISE JU DHANE VETEM 200 MILION LEKE! VETEM KAQ! Prej dy muajsh kam kerkuar me ngulm 1 MILIARDE LEKE per dy zera te skemes mbeshtetese:

NAFTEN FALAS PER BUJQIT
TUFEN BAZE TE MATRIKULLUAR.
Mendova te paguanim plotesisht 1/3 e FAMILJEVE BUJQESORE QE NUK KANE MARRE NAFTEN ENDE; 2000 I KAM VEC UNE NE DIVJAKE E LUSHNJE. Mendova te paguanim plotesisht 3400 FAMILJE BLEGTORALE qe edhe pse kane plotesuar kushtet, NUK KANE MARRE ENDE PARATE!

Pra, kerkoj prej muaj vetem 1/30 e parave qe u shperndane sot!

JOOOOOOOOOOOOOO!

JOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!

Per NAFTEN nuk do kete me para-pas ketij akti; per tufen baze te matrikulluar do kete vetem 200 milion per vetem 1000 familje blegtorale nga 3400 qe kane mbetur pa paguar. Kaq!

PO MESOJ QE MINISTRIA E BUJQESISE KA VENDOSUR KESHTU!

Argumenti: jane populizem e propozime per te rritur popullaritetin e nje njeriu; e degjova me ze e sy me sy sot! Bujqit jane te fundit kur ndahen parate e buxhetit, fakti eshte ky! Kur ata jane te fundit, une skam pse te jem i pari. Boll me! As qe ja vlen me!

VO: popullariteti? Me pelqen me mire pa popullaritet! Por nje gje po ua them ama: Tershera nuk eshte kurre Grure, pavaresisht ngjyres!