Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë vendin prej disa ditësh, ndërsa situata më problematike paraqitet në veri, ku hektar të tërë toke ndodhen nën ujë.
Kryeministri Edi Rama bën me dije se situata është në monitorim të pandërprerë dhe se autoritetet janë në terren për t’u përgjigjur për çdo nevojë të njerëzve.
“Në monitorim të pandërprerë të situatës së krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut. Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve”, shkruan Rama.
Më e rëndë situata paraqitet në Shkodër, ku janë në total 3020 hektar tokë nën “pushtetin e ujit”. Po ashtu, Bashkia Shkodër raporton për disa banesa me prezencë të lart uji në oborre, ndërsa rruga e Obotit dhe ajo Darragjat-Shirq, janë të pakalueshme.



