“Më qëllo se e ke zakon”, tensionohet situata te “Shihemi në Gjyq”, nëna “kërcënon” me shkop vajzën

Një rast tepër i vështirë ishte këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, te “E diela Shqiptare”, në Tv Klan.

 

Nënë e bijë u përballën me njëra-tjetrën për shkak të një premtimi të pambajtur. Zonja Vide pretendon se vajza i ka premtuar se do ta mbajë, por e ka lënë në rrugë.

 

Nga ana tjetër vajza e saj Majlinda thotë se nuk ia ka për borxh të kujdeset vetëm ajo për nënën pasi nëna ka edhe 8 fëmijë të tjerë. Ajo shfaqet shumë e nxehur dhe kalon edhe në ofendime shumë të rënda. Madje pati edhe momente ku u desh ndërhyrje nga Arditi apo nga stafi që konflikti mes tyre të qetësohej.

 

Eni Çobani: Zonja Vide pse ngele kështu në këtë situatë, pse ju lutesh kalamajve, nuk qëndron dot në shtëpi vetëm?

 

Majlinda: A zonja Eni! Do çunat kjo zonja Eni! Do fëmijët kjo qelbësira! Do fëmijët kjo gocat kjo i marton e i çon te burri e u thotë “gremisuni”.

 

Në një moment të tillë të tensionuar zonja Vide i tregon shkopin, Majlindës. Dhe u desh ndërhyrje e asistentëve të emisionit që situata të qetësohej.

 

Zonja Vide: Hajde-hajde.

 

Majlinda: Po hajde më qëllo. Se e ke zakon të qëllosh. Hë më hidhe shkopin mos ta kam frikën. Hidhe më hidhe, po e di ça të bëj unë apo jo?!

 

Zonja Vide: Po me shkop në dorë ju kam rritur, se nuk rriteshit.

 

Majlinda: Më thërret edhe këtu mua ti. I hapa derën e shtëpisë, por më thërret edhe këtu edhe më telendis.

 

Ardit Gjebrea: Më dëgjo pak me vëmendje. Në etikën e programit tonë jo nënës, por kujtdo që vjen këtu nuk mund ti drejtohesh…

 

Majlinda: Nuk e mbaj dot zoti Ardit. Unë jam invalide për vete, ajo bën 200 mijë lekë ilaçe në muaj zoti Ardit, ta shikojnë edhe fëmijët e tjerë, pse vetëm mua më ka ajo. Nuk më ka vetëm mua.

 

Ardit Gjebrea: Duhet të mbash fjalorin.

 

Majlinda: Nuk më mban vetëm mua, ka fëmijë të tjerë ajo. Pse më drejtohet vetëm mua.

 

Zonja Vide: Më nxore në rrugë të madhe.

 

Majlinda: Unë të nxora në rrugë të madhe ty moj?! Ty të nxorën fëmijët.

 

Zonja Vide: Ti moj ti që më premtove.

 

Ardit Gjebrea: Vetëm kujdes me fjalorin se këtu nuk i përdorim ato fjalë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME