Pronarja e shtëpisë e kontrollonte ç’bënte, Evelina: Nuk na jepte shtëpi asnjë pronar shqiptar

Evelina ka qenë pjesë e “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare e cila ka treguar për jetën e saj jo shumë të lehtë në Shqipëri.

 

Ajo është detyruar të largohet nga Afrika për arsye politike dhe me ndihmën e një njeriu ajo arriti të vinte në Shqipëri. Si fillim është strehuar nga një organizatë, më pas e njëjta organizatë i ka gjetur punë dhe shtëpi. Por jetesa tek ajo shtëpi iu bë e pamundur, sipas Evelinës sepse pronaria e kontrollonte atë se çfarë bënte dhe më kë takohej.

 

Ajo dhe një shoqe nga Kameruni vendosën që të gjejnë shtëpi tjetër, por kur takonin pronarët e shtëpisë ata ndryshonin mendje dhe i thoshin që është e zënë shtëpia. Ato kanë kërkuar rreth 5-6 muaj resht shtëpi dhe historia përsëriteshe derisa takuan Almën e cila sipas saj është pronaria më e mirë në botë. Alma ia hapi derën e shtëpisë e mirëpriti në mënyrën më të ngrohtë. Për këtë arsye, Evelina e ka ftuar sot në studio për ta falënderuar dhe për t’i thënë se është pronaria më e mirë në botë.

 

Evelina: Erdhi një moment, atë shtëpi pronarja më kontrollonte, nuk po rrija dot. Kontrollonte se çfarë bëja unë, kush vinte të më takonte, çdo gjë kontrollonte ajo dhe kjo më bëri të ndihem si në burg. Thashë nuk mund të rri, do gjej një shtëpi tjetër. Kam qenë me një shoqe tjetër dhe vendosëm të gjenim shtëpi tjetër.

 

Ardit Gjebrea: Edhe ajo shoqja nga Kongo është?

 

Evelina: Jo ajo është nga Kameruni.

 

Ardit Gjebrea: E gjetët?

 

Evelina: S’ka qenë aspak kollaj. Kemi bërë gati 5-6 muaj duke kërkuar shtëpi.

 

Ardit Gjebrea: Po kur takonit njerëzit, çfarë ju thoshin?

 

Evelina: Në fillim na thonë shtëpia është e lirë, i themi a mund të kalojmë për shembull nga ora 3 ta shohim, thonë, po, po pa problem. Shkojmë atje dhe sa na shohin ndryshojnë mendje, thonë shtëpia është e zënë. Ne shohim që shtëpia është e lirë online dhe kjo gjë ka ndodhur shumë shpesh, 5-6 muaj.

 

Ardit Gjebrea: Pastaj si gjetët shtëpi?

Evelina: Pastaj u takuam me Almën.

 

Ardit Gjebrea: Alma është pronarja e shtëpisë ku ju jetoni sot?

 

Evelina: Po, kur u takuam, na tha hyni brenda, mos rrini në këmbë. Ulemi brenda dhe flasim. Ne u habitëm se ishte pronarja e parë që ne u takuam dhe na ftoi të futemi brenda. Folëm, vendosëm çdo gjë dhe vendosëm që do e marrim shtëpinë. Alma tha nëse doni mund ta merrni çelësin që sot, unë ne i thashë po ne nuk kemi bërë kontratën dhe nuk t’i kemi dhënë as Lekët. Jo s’ka problem fare tha, na dha çelësin, i buzëqesha, dolëm, ikëm. Pas disa ditësh firmosëm kontratën, morëm shtëpinë. Erdhi Alma me familjen, me një komshi na sollën gotë verë e çfarë na treguan Alma dhe i shoqi.

 

Ardit Gjebrea: Pra një mirëpritje e jashtëzakonshme.

 

Evelina: Dhe ne u habitëm aq shumë, si ka mundësi?!

 

Ardit Gjebera: Po ka mundësi se ka shqiptarë të mirë ky vend. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME