Mbrëmjen e nesërme në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar nis rrugëtimi 4 ditor i Festivalit të Këngës. Në prag të tij, moderatorja Arbana Osmani na ka zbuluar disa detaje të reja.
E pyetur nga ndjekësit në Instagram se kush do ta shoqërojë në bashkëprezantim, Arbana është shprehur se bëhet fjalë për një personazh shumë të veçantë.

Gjithashtu në një tjetër përgjigje ajo zbuloi se në këtë projekt po punon me një prej njerëzve me të cilin ka punuar vite më parë për festivalin “Top Fest”. Thua të jetë “ky personazh” bashkëprezantuesi krah Arbanës?

Gjithashtu moderatorja zbuloi se do të ketë shumë të ftuar specialë dhe një ndër ta do të jetë Flori Mumajesi, i cili do të perfrormojë natën e tretë, pra në datë 21.




