Kiçja: Nuk kam të dashur se jam shumë e bukur për të gjetur të dashur

Më mirë të zgjedhësh ta kalosh jetën me një burrë serioz apo me një burrë karagjoz, ishte tema e diskutuar këtë të martë në “Aldo Monring Show”, në Tv Klan. Kiçja, e njohur për videot e saj humoristike, dha mendimin e saj në lidhje me temën.

 

Ajo mbeti paksa në mëdyshje se herë thoshte se e donte “funny” siç është edhe vetë, e më pas thoshte se serioz do ishte më mirë, megjithatë më mirë akoma do ishte të ishte edhe pak serioz, por edhe pak karagjoz.

 

Më tej Kiçja ka shtuar se më e rëndësishmja për të është që të mos e tradhtoj. E pyetur nga Aldo nëse e kanë tradhtuar, ajo ka zbuluar se po, por që edhe ajo “e ka larë hakun”.

 

Aldo: Le ta themi në moshën 30 vjeç, të duhet “funny” apo serioz, sepse jeta nuk është “au-iu”, thonë plakat. Kiçja: Burri duhet ti ketë të gjitha nga pak.

 

Aldo: Jo të gjitha nga pak mos e thuaj, pse e thua të gjitha nga pak. Kiçja: Po unë kam mendimin tim.Aldo: Po një gjë mund ta ketë çik më shumë.

 

Kiçja: Jo shumë, jo. Jo të bëj si budalla. Dua një burrë serioz. Domethënë, jo shumë serioz. Megi Latifi: Po ndaje pra. Kiçja: “Funny” më pëlqen më shumë.Aldo: Një djalë që ty të bën të gëzuar, të qeshësh, të ngacmon ndonjë çik…

 

Kiçja: Të mos më tradhtoj, se e griva pastaj. I bëj thirrje të gjithë burrave, ai që do vij e do bëhet pjesë e jetës sime të mos më tradhtoj sepse do iket shumë keq punët.

 

Megi Latifi: Të kanë tradhtuar ndonjëherë o Kiçe? Kiçja: Normale që më ka tradhtuar dhe e kam tradhtuar.Aldo: U i raftë pika! Edhe e ke tradhtuar?! Nga pak besoj. Për hakmarrje?

 

Kiçja: Për hakmarrje normale. Unë për momentin jam beqare. Jo se nuk gjej dot të dashur, se jam shumë e bukur për të gjetur të dashur, por nuk dua të merrem fare.

 

Pasi tregoi zhgënjimin e saj nga lidhja që ka pasur Kiçja i rrëfeu Aldos, se ai ka qenë një fiksim i fëmijërisë së saj, “rrëfim” të cilin Aldo e priti me batutë duke i thënë “Paskam shpëtuar mirë, rrofsh që ma the”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME