Kështu ndodhi edhe për projektet e mbështetura të ekosistemit të startup-eve. Kaluan pak ditë dhe filloi baltosja.
Por mire baltosja mbi mua si ministre, po çfarë taksirati kanë fituesit, që janë të rinj e të reja që kanë aplikuar me projekte dhe janë vlerësuar nga një komision profesionist, pjesë e së cilit kanë qënë edhe pjesëmarrës të protestave të ‘non grata’.
Sa më shumë baltë hedh ‘non grata’, aq më shumë jam e bindur që thirrja e parë ka qënë e suksesshme. Më vjen keq për të rinjtë, që duhet të dëgjojnë baltën e hedhur nga pleqtë e politikës, disa pleq në moshë e disa pleq në mendësi.
Por puna e këtyre të rinjve dhe modelet inovatore të biznesit të mbështetura nga ky program do të flasë me vepra, jo me llafet e politikës që i merr era.
Nga Edona Bilali