Kjo qe do lexoni me poshte, është historia e Linditës, një gruaje që rrit e vetme djalin e saj pa ndihmën e babait. 45 vjeçarja jeton në kryeqytet së bashku me të birin 13-vjeçar. Kanë kaluar së bashku një kalvar të gjatë v uajtjesh e dh imbjesh. E d ivorcuar kohë më parë ajo po përpiqet t’ia dalë e vetme, teksa tregon edhe ndarjen nga i shoqi.
“Fëmijëria dhe adoleshenca ime ka qenë e lumtur. Babi im është ndarë nga jeta kur unë kam qenë 7 vjeç. Nëna ime na ka rritur e vetme, ajo ka punuar gjithë kohës, ka sakrifikuar çdo gjë. Më ka munguar figura e babait, por vëllezërit janë munduar ta bëjnë rolin e tij. Jam diplomuar për fizikë, në universitetin e Shkencave të Natyrës, edhe pse ëndrra ime ishte të bëhesha mjeke. Jam shkëputur nga profesioni i mësueses për arsye shëndetësore. Fëmija im ka pasur një sërë problemesh, veç mungesës së babait ai ka rënë edhe nga kati i dytë dhe ka pasur probleme shëndetësore.
E kam njohur burrin, në moshën 32 vjeç me lajmësi. Më prezantoi motra ime, ishte kushëriri i burrit të saj. Pas një muaji u fejova dhe më pas u martuam. Kërkoja një burrë që të ishte përgjegjës, u martova vonë sepse në moshën time nuk ishte kollaj të gjeje dikë që nuk kishte krijuar familje.
Krijova familje sepse duhet ta krijoja jo se isha e martuar. Ai ishte gjithmonë i pakënaqur, pasi familja e tij nuk më donte fare. Nëse ai do të vazhdonte me mua, do ta hiqnin nga ndihma financiare ekonomike. Ai ishte i varur ekonomikisht.
Familja e tij më trajtonte si shërbëtore në momente të caktuara. Unë e kuptoja që ata nuk më donin. Në momentin që unë e kam njohur atë, kam pasur vëllain të sëmurë me tumor. Më ndodhi më pas fatkeqësia që më iku vëllai nga kjo jetë. Unë fillova ta reflektoja këtë stres edhe në marrëdhënie me të”, tregon Lindita.
Më pas ajo thotë se ai u martua me dikë tjetër dhe tradhtinë e kishte duruar për shkak të shtatzënisë.
“Ai më detyroi në kushte presioni të merrnim një kredi unë nuk doja por mendoja që ai ka fituar lotarinë amerikane. Ai bëri divo rcin nga unë dhe u martua me dikë tjetër. E njohu kur vazhdonte shkollën e lartë. E dija që kishte tjetër, por s’e dija me kë. Pas presionit që ushtroi familja, ai nuk fshihej më.
Nga tradhtia ndieja inat, zemërim, rënie vetëvlerësimi. Kur kërkoi divo rcin, isha mësuar me faktin që ai donte të ndahej. E kam parë edhe vetë që më tradhtonte, në makinën e tij hipi një vajzë. Kur linda djalin, ai u emocionua, e mirëpriti. Unë edhe e pranoja kur sillej keq me mua, me fëmijën s’e pranoja dot. Djali p ësoi një in cident, u rr ëzua nga kati i dytë, mbeti me disa probleme”, rrëfeu gruaja.
Ajo apelon për ndihmë që i biri të marrë atë që i takon me ligj nga babai dhe të mund të ketë një jetë normale si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.