Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është trajtuar një tema e tradh ëtisë bashkëshortore, si ndikon ajo në sjelljen në shoqëri dhe pasojat që lë në jetën e çiftit.
Në emision u mor rasti më i freskët që është bërë edhe publike “rasti Noja”, sherri i dy vajzave nga Shkodra, ku në thelb ishte tradhëtia e njërës shoqes me bashkëshortin e shoqes tjetër. Për të folur për këtë fenomen në studion e “Rudinës”, kanë qenë të ftuar Dasara Karaiskaj, Monika Lubonja dhe Valer Kolnikaj.
Ata janë pyetur nga Rudina se si e përkufizojnë tradhëtinë bashkëshortore dhe Dasara Karaiskaj është shprehur se nje mashkull do të rrijë dhe me ty dhe me tjetrën.
“Në rastin e një lidhje intime dhe personale, ndodh që zemra të rreh fort edhe për një njeri tjetër, është një gjë që ndodh, që nuk varet nga ty, por nuk është domosdoshmërisht një tradhëti sepse jo domosdoshmërisht partneri
kur shkoi tek një tjetër nuk të do apo donte të të tradhëtonte ty. Unë kam dëshirë që t’i lëshoj një mesazh të gjithë publikut shqiptar që të kuptojnë që këto mënyra që kemi ne si popull, kaq agresive, nuk na ndihmojnë aspak në radhë të parë ne.
Duket sikur shkarkojmë momentin e nervave, por në fakt ne i kemi bërë një dëm të madh vetes. Unë mendoj që nuk ka mashkull që ta merr tjetra, ka një mashkull që nuk do të rrijë më me ty, ose do të rrijë edhe me ty edhe me tjetrën dhe ti me qetësi duhet të dalësh para pasqyrës e t’i analizosh të gjitha këto gjëra”– u shpreh Dasara