Një dhelpër mësohet se ka hyrë brenda oborrit të një shtëpie në Martanesh për të shuar urinë, por duket se në vend të ushqimit ka gjetur belanë nga e zonja e shtëpisë.
Sipas qytetarëve që kanë dërguar foton, mësohet se dhelpra hyri në kotecin e pulave në oborrin e një shtëpie.
Por kafsha u pikas nga zonja e shtëpisë e cila me sëpatë në dorë nuk priti dy herë por “i tregoi vendin” duke e vrarë.