Big Brother Albania VIP nisi mbrëmjen e djeshme edicionin e dytë në Top Channel. 15 konkurrentë, të cilët do kërkojnë finalen e madhe për të arritur më pas te fitorja.
Gara mes tyre ka nisur që në natën e parë, ku janë dëgjuar diskutimet e para mes banorëve. Kështu Luiz Ejlli dhe Mikela Pupa kanë janë bërë pjesë e një debati për mënyrën e bashkëjetesës në shtëpi.
Luizi po tregonte se çdo banor duhet të mësohet me rregullin në shtëpi, ndërsa Mikela e ndërpreu duke e pyetur nëse i duket vetja si zot i shtëpisë.
Pjesë nga debati: Luizi: “Funksionon. Me pak dh*në gjithçka funksionon”. Mikela: “Këtë dh*nën është hera e dytë që e përmend, ndërsa herën e tretë do të përgjigjem shumë keq. Kështu që të sugjeroj të mos e përmendësh”.
Armaldo: “Fjala dh*në këtu nuk duhet diskutuar”. Luizi: “Është dh*në diplomatike”. Mikela: “Nuk ka asnjë kontekst të mirë të fjalës dhunë”.
Pjesë e debatit u bë dhe Armaldo Kllogjeri, i cili mbajti anën e Mikelës në lidhje me kontekstin e fjalës dhunë. Vetëm nata e parë dhe në fakt banorët duken të gatshëm për të mos lëshuar pe.



