Këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mehilli në një intervistë për show-n e Diell në Top Channel ka folur për eksperiencën e saj përgjatë 10 viteve punë me ish-kryeministrin.

E pyetur se sa ndikim kanë pasur familjarët tek Ish-kryeministri Berisha në vendimmarrje, Erla tha se familja nuk ka pasur shumë rol, madje thekson se kane qene shume te kujdesshëm qe mos ngatërronin raportet dhe mar.rëdhëniet e veta si familjare me bashkëpunëtoret e tij. Ka qene shume i ekuilibruar ky raport.

E pyetur se kë ka pikë të dobët ish-kryeministri Sali Berisha, Erla kaloi përtej duke thënë se pika e tij e dobët është mbesa Sara.

Lidhur me fjalimet politike ajo tha:

“Ju mund te prisni qe unë te them qe Berisha eshte shume më mirë po unë do përpiqem te jem realiste. Janë stile krejt te ndryshme ne llojin e vet, kane karakterin e vete. Nuk mund te krahasohen dy poltikane ndryshe fare ne stil. Berisha është politikan me fjalime te gjata, me te ndjera, përfshihet shume ne ato qe thote kurse Rama ështe tipiku i politikanit te propagandës Berisha ne komunikim me masa te medhaja psh ka qene brilant, flas për mitingjet.

Rama ka patur shume te mire retoriken, fjalimet qe pregatiste me stilistike, me figura letrare, tani i ka lene merret me shume me batuta, e ka ulur shume nivelin e batutave, e ka bere shume vulgare.”/sot.com.al