Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj ka sjellë në “Dance Albania” rolin e saj në emisionin e humorit “Klanifornia” si drejtuese e spektaklin si Alketa Vejsiu.
Mirëpo, ajo është ndeshur me drejtuesen e vërtetë të spektaklit të kërcimit, Alketa Vejsiun, komunikimi mes të cilave solli mjaft nota humori në skenë.
Rudina Dembacaj: Mirëmbrëma, mirëmbrëma, mirëmbrëma! Mirë se erdhët të dashur shikues të spektaklit më të ndjekur në botë. Jemi si gjithmonë këtu në “Dance Albania’”. Faleminderit Vera, mos harro planin nga poshtë. Faleminderit yjeve tanë. Më falni se erdha pak vonë, por sapo zbrita nga Londra. Yjet tona janë të mrekullushme.
Alketa Vejsiu: Unë jetoj në Sauk, nuk jetoj në Londër.
Rudina Dembacaj: Më fal, po kush jeni ju zonjushë? Qenkeni shumë simpatike.
Alketa Vejsiu: Unë ty nuk po të njoh.
Rudina Dembacaj: Mos është e ftuara jonë? Vera pse më mban surpriza Vera?
Alketa Vejsiu: Çfarë do ti këtu njëherë?
Rudina dembacaj: E dashur je në spektaklin tim e dashur. Më thoni…
Alketa Vejsiu: Jo, në fakt keni ardhur ju në spektaklin tim dhe unë kam një gjë ndryshe nga spektaklet e tjera që kur shkon i ftuar, e gjen të pashtruar, këtu dhe kur vjen i paftuar, unë e bëj të shtruar kështu që je shumë e mirëpritur.
Rudina Dembacaj: Patjetër se je e gjithanshme e dashur. Kjo është Alketa më duket?
Alketa Vejsiu: Jo, unë jam, Rudina Dembacaj e dashur, ti je Alketa.
Rudina Dembacaj: Faleminderit Rudina!/tvklan.al



