Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në familjen Suka në Paskuqan. Kreu i qeverisë ka shpërndarë dhurata për festat në këtë familje e cila është e bekuar me 9 fëmijë.
Ndërkohë Rama ka dhënë edhe njëherë lajmin e mirë se prej 1 janarit të vitit që po vjen nënat e papuna me 3 ose më shumë fëmijë do të futen në programin e sigurimeve shëndetësore.
Postimi i Ramës: 📍Paskuqan – Disa dhurata për Vit të Ri edhe në familjen Suka, e bekuar me 9 fëmijë, ku prej 1 janarit nëna do të përfitojë nga progami i ri i mbështetjes me sigurimet shendetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre osë më shumë fëmijë nën 18 vjeç🙏😍
Gjithashtu kjo familje ka përfituar bonusin e bebes 1,2 milion lekë për fëmijën e lindur 1 vit më parë😇🪅🎠🎄🎈🎊 *Shumë faleminderit dyqanit të fëmijëve HAMLEYS për mbështetjen🙏❤️
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto pranë familjes së tij, teksa ka marrë pjesë në paradën e Retro Albania.Rama ka ndarë foto krah bashkëshortes së tij dhe djalit Zaho, teksa vlerëson anëtarësimin e RETRO Albania në Federatën Ndërkombëtare e Mjeteve Historike.
“RETRO anëtarësohet në FIVA (Federata Ndërkombëtare e Mjeteve Historike) një moment kulmor për koleksionistët shqiptarë dhe një superbravo për Blend Gonxhen e për skuadrën e DPSHTRR”, shkruan Rama.



