Prej kohësh tashmë Enca me disa indikacione të vogla në rrjete sociale ka lënë të kuptohet se është në një lidhje.

Kështu një ditë pas Krishtlindjeve, këngëtarja ka vendosur t’i surprizojë fansat duke postuar foton e parë me të.

Fillimisht ajo ka postuar disa foto e veshur si Babagjyshe dhe më herët me flokët e kuqe.

Më pas tregoi ambientin e zbukuruar për festa dhe në fund një foto me partnerin, të cilin është siguruar ta fshehur me një ikonë të madhe në fytyrë.

Sigurisht që foto ka ngjallur interes të madh te fansat të cilët kanë pyetur për djalin në fjalë me anë të komenteve në foto.

Por Enca deri tani nuk u ka kthyer përgjigje pasi siç duket momentalisht dëshiron ta mbajë vetëm për vete.