Padyshim që në këtë periudhë pauze ka pasur shumë pikëpyetje për rikthimin e Xhemi Shehut ne ekran por dhe për jetën e saj personale.

Së fundmi, bukuroshja Xhemi Shehu ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e saj ku i është përgjigjur disa prej kurioziteteve të tyre.

E teksa një vëmendje shumë të madhe tërheq dhe bashkëshorti i saj për të cilin prezantuesja nuk flet kurrë. E pyetur në ‘Ask’ lidhur me këtë, Xhemi është përgjigjur:

“Nuk ka rrjete sociale, prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi është njeri, baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë”.